Limitohet mandati presidencial në UEFA

9 Shkurt 2017 - 23:09      

Presidentët e ardhshëm të UEFA-s do të mund të udhëheqin vetëm për tri mandate, në total prej 12 vitesh, ka konfirmuar UEFA, pasi Komiteti Ekzekutiv ka miratuar disa reforma.

Presidentët e kaluar të UEFA-s nuk kishin kufizime të tilla, me shefin e fundit Lennart Johansson që ishte plot 17 vjet në krye, raporton Reuters.

Presidenti aktual, Aleksander Ceferin, që e zëvendësoi francezin Michel Platini në shtator, ka premtuar se do ta reformojë organizatën.

UEFA ka bërë të ditur se pjesë e reformave të miratuara nga Komiteti Ekzekutiv ishte, “futja e kufizimit të mandateve presidenciale të UEFA-s dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, me mundësinë që të shërbejnë maksimalisht prej tre mandateve katër vjeçare”.

Reformat tani duhet të ratifikohen në Kongresin e UEFA-s më 5 prill në Finlandë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...