9 Shkurt 2017 - 22:54
22 vjeçari ishte transferuar te Chelsea nga Hajduk Spliti më 2014, para se të huazohej te Elche, Monaco, dhe së fundmi te Milani, duke lënë të paqartë të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”.
Pasaliq në këtë sezon ka bërë 13 paraqitje në Serie A, ndërsa shënoi golin e fitores ndaj Bolognas në ndeshjen e fundit, transmeton Koha.net.
“Në sezonin e ardhshëm, Milan apo Chelsea?”, është pyetur Pasaliq nga Goal.
“Së pari duhet të shikojmë se çfarë dëshiron Chelsea, pastaj Milan, dhe pastaj do të shoh se çfarë është më e mira për mua. Por, nuk jam aspak i shqetësuar”, është shprehur Pasaliq.
Ai më tutje ka treguar emocionet që përjetoi në ndeshjen e fundit.
“Asnjëherë nuk kam luajtur në një ndeshje të tillë, ishte një ndeshje e çmendur. Kishim katër humbje radhazi dhe e dinim se sa i rëndësishëm ishte kjo ndeshje. Kjo ishte shumë e mirë për ambiciet tona evropiane, por edhe për besimin tonë”, është shprehur ai.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...