9 Shkurt 2017 - 22:03
Nainggolan është incizuar duke iu thënë fansave se ka urrejtje për Juventusin, dhe gjithmonë ka qenë kundër tyre, transmeton Koha.net.
“Jam njëri prej lojtarëve që gjithmonë kam qenë kundër Juventusit. E urrej Juventusin, gjithmonë e kam urryer. Në Cagliari jepja gjithçka për të mposhtur Juventusin – në Juventus Stadium gjithmonë kam marr barazim me Cagliarin”, shprehet Nainggolan në një video të publikuar nga Corriere dello Sport.
“E urrej Juventusin sepse gjithmonë fitojnë me një penalti ose gjuajtje të lirë. Erdha te Roma që të fitoj diçka ndaj Juventusit. Nëse nuk e fitojmë Scudetton, atëherë do të fitojmë Kupën e Italisë. Ndaj Lazios në gjysmëfinale do të fitojmë të dyja ndeshjet, më besoni”, është shprehur mesfushori belg.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...