9 Shkurt 2017 - 19:56
27 vjeçari ka shprehur dëshirën e tij që të largohet në verë nga Dortmundi, me Realin si një nga klubet që kanë shprehur interesimin më të madh për shërbimet e tij, transmeton Koha.net.
“Nëse dua të përmirësohem, duhet të largohem në verë”, ka thënë Aubameyang për RMC muajin e kaluar, dhe fjalët e tij siç duket kanë pasur ndikim të menjëherëshëm te Dortmundi.
Michael Zorc, drejtor sportiv i klubit, madje ka thënë se klubi i ka kërkuar lojtarit që të mos flasë, dhe të fokusohet në Ligën e Kampionëve.
Goal më tutje raporton se situata është qetësuar, dhe sipas burimeve të saj deklarata e Aubameyangut ishte keqkuptuar.
“Nuk jemi në presion që ta shesim Aubameyangun. Ai ka një kontratë të gjatë, deri më 2020. Nëse një ofertë vjen, atëherë mund të bisedojmë, por ai nuk do të largohet me çmim të lirë”, është shprehur drejtori Hans-Joaquim Watzke për Kicker.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...