Zyrtare: Dënohet Suarez, humb finalen e Kupës

9 Shkurt 2017 - 18:01      

Luis Suarez nuk do të mund ta ndihmojë Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Alavesit më 27 maj.

Kjo, pasi sot Federata e Spanjës ka refuzuar apelin e Barcelonës për kartonin e kuq të Suarezit që e mori në gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit, transmeton Koha.net. Ai është suspenduar për dy lojë.

Sipas raportit të gjyqtarit të ndeshjet Jesus Gil Manzano, Suarez ishte përjashtuar pasi kishte goditur me bërryl Koken, pasi paraprakisht ishte ndëshkuar me të verdhë pas një ndërhyrje në Juanfranin.

Ai do të humbë finalen, kurse do të mungojë në ndeshjen e parë të Kupës në sezonin e ardhshëm, shkruan ESPN.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...