De Gea flet për transferimin e mundshëm te Reali

9 Shkurt 2017 - 14:56      

David De Gea ka insistuar se është shumë i lumtur te Manchester Unitedi, përkundër raportimeve të reja që e lidhin portierin me një kalim te Real Madridi.

Të mërkurën, gazeta spanjolle “Marca” ka raportuar se Reali ka gati 65 milionë euro për transferimin e 27-vjeçarit, por ai ka insistuar se nuk është duke menduar për kalimin në Santiago Bernabeu.

“Askush nuk e di të ardhmen”, ka thënë De Gea për AS.

“E ardhmja është e ardhme. Jam shumë i lumtur tek Unitedi. Është klub i madh. Po shijoj futbollin tim në Angli”, ndërsa kur është pyetur për transferimin e mundshëm në Madrid, De Gea është përgjigjur: “Nuk do të flas për këtë. Për këtë temë nuk do të flas më. Duhet të përqendrohem në klubin tim”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...