Miratohet rregullorja për kategorizimin e sporteve

9 Shkurt 2017 - 10:45      

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka nënshkruar rregulloren për kategorizimin e sporteve.

Ky dokument normativ përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për kategorizimin e sporteve dhe sportistëve Kosovë, të cilat do të bazohen në cilësi dhe rezultate të arritura në gara ndërkombëtare.

Në bazë të rregullores, sportet kategorizohen në katër grupe, të ndara me shkronja “A” deri në “D”, dhe në këto grupe përfshihen federatat në bazë të grumbullimit të pikëve.

Grupin A e përbëjnë federatat që kanë më shumë se 70 pikë, grupin B 50 – 69.99 pikë, në C hyjnë federatat që arrijnë të grumbullojnë 30 – 49.99 pikë, ndërsa grupi i fundit D” i përfshin federatat të cilat kanë grumbulluar deri në 29.99 pikë.

Pikët e fituara, bazuar në rregullore, vlerësohen në anëtarësimin e federatave kombëtare në federatat përkatëse ndërkombëtare të njohura në Sportaccord, sipas pjesëmarrjes në kampionate evropiane e botërore, në bazë të rezultateve të arritura në garat ndërkombëtare në Lojërat Olimpike, në Kampionatet Botërore e Evropiane, në rezultatet e arritura nga sportistët e federatave të caktuara, në medaljet e fituara nga sportistët e federatave kombëtare.

Kriter tjetër për grumbullimin e pikëve është edhe ai i masivitetit, se sa një federatë arrin të ketë klube të regjistruara, numrin e sportistëve të regjistruar, duke pasur parasysh edhe gjithëpërfshirjen, aspektin gjinor, personat me nevoja të veçanta dhe kriterin e aftësisë që një federatë ka për ngritjen e kapaciteteve.

Rregullorja e miratuar tashmë, përcakton edhe procedurat për kategorizim, formularin, aplikimin, dokumentacionin, afatet, të drejtat për ankesë e financimin sipas kategorizimit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...