Trepça, skuadra “fukara” e Superligës

9 Shkurt 2017 - 09:08      

Skuadra e Trepçës ka pasur dy opsione para vetes para se të nisë faza përgatitore për pjesën pranverore të Vala Superligës në futboll.

Një, që të shkojë në përgatitje jashtë vendit dhe më pas të mos ketë para për paga të lojtarëve dhe dy, të qëndrojë në Kosovë për përgatitje, por lojtarët të marrin me rregull pagat. Vendosi për opsionin e dytë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ka bërë që Trepça të jetë skuadra e vetme në elitën kosovare që përgatitjet po i zhvillon në vend. Të gjitha të tjerat janë jashtë vendit, në Shqipëri dhe Turqi.

Liderja e kampionatit, Trepça '89, kampioni Ferronikeli dhe fituesja e Kupës, Prishtina janë në Turqi, derisa të tjerat në Shqipëri. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...