Kosova e quan sukses përfundimin e shtegut “të rrezikshëm” në Botëror

9 Shkurt 2017 - 08:52      

Skitari i Përfaqësueses së Kosovës, Albin Tahiri, thotë se ishte me fat që arriti ta përfundojë shtegun e rrezikshëm, në të cilin disa skitarë të nivelit botëror pësuan lëndime të rënda, të mërkurën.

Tahiri doli i 49-ti, prej 51 garuesve sa e përfunduan garën në disiplinën Super-G në Kampionatin botëror që po mbahet në St. Moritz të Zvicrës. Tahiri dhe Kosova debutuan në një garë të këtij niveli, shkruan sot Koha Ditore.

I lumtur që Tahiri e mbylli garën ishte edhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës (FSK), Milaim Kelmendi. Sukses e konsideron që nuk është rrëzuar.

Kelmendi, që së bashku me Tahirin po qëndron në Zvicër, thotë se Tahiri në Kampionatin botëror ka hyrë me mungesë të përgatitjeve, diçka e zakontë për sportistët kosovarë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...