Mustafi akoma beson se Arsenali mund ta fitojë titullin në Premier Ligë

8 Shkurt 2017 - 17:50      

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Msutafi, beson që klubi i tij mund të fitojë titullin e kampionit në Premier Ligë sivjet.

Arsenali është 12 pikë prapa liderit Chelsea me 14 ndeshje deri në fund të sezonit.

Dy humbjet e fundit nga Watfordi dhe Chelsea kanë zbehur gjasat e “Topçinjve”, por kështu nuk mendon Mustafi.

“Mendoj se do të jetë më e vështirë se më parë, por unë besoj. Nuk dorëzohem”, ka thënë ai për “Sky Sports”, transmeton Koha.net.

“Për sa gjatë që të ketë mundësi do të luftojmë për të dhe në fund do të shohim a do të kemi fat mjaftueshëm për të fituar apo jo. Ndeshjen e parë që e humbëm ndaj Watfordit ishim shumë të zhgënjyer. U zhgënjyem edhe nga humbja me Chelsean. E dimë se ishte e vështirë, por e dinim se po ashtu kemi shanse për të fituar. Mendoj se nuk punuam sa duhet”, ka shtuar ai.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...