Bill Gatesit i ishte ofruar shansi për të blerë Liverpoolin

8 Shkurt 2017 - 16:54      

Bill Gates, njëri nga njerëzit më të pasur në botë, i ishte ofruar shansi për të blerë Liverpooli, por ai ende nuk është përgjigjur për këtë, transmeton koha.net.

Oferta ndaj krijuesit të Microsoftit, i cili besohet se ka pasuri rreth 70 miliardë dollarë, është zbuluar në letrat e gjykatës në gjyqin në mes të Mill Financial, ish-pronarit George Gillet dhe bankës Royal Bank of Scotland.

Gillet dhe Tom Hicks kanë blerë klubin në vitin 2007, por kishin pranuar që ta shishnin atë prapë në vitin 2010 dhe kishte kërkuar nga Barclays Capital që të gjente blerës.
Kryebashkiaku i Liverpoolit në atë kohë, Sir Martin Broughton, ishte pyetur “nëse ka pasur të paktën përpjekje për të kontaktuar Bill Gates dhe Bob Kraft në SHBA”.

Broughton është përgjigjur “PO”, edhe pse ai vazhdoi duke thënë se ishte duke pritur oferta nga blerës potencialë nga e gjithë bota, raporton SkySports, transmeton Koha.net.
Pronari aktual i Liverpoolit është Fenway Sports Group.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...