Dënohet rëndë portieri që ofendoi Besart Berishën

8 Shkurt 2017 - 15:51      

Federata e Futbollit në Australi ka vendosur ta dënoj rënd portierin grek, Dean Bouzanis, i cili në fundjavë u përfshi në një sherr me sulmuesin shqiptar, Besart Berishën.

Gjithashtu edhe klubi i Melbourne Cityt kishte kërkuar falje në emër të portierit grek i cili e kishte quajtur Berishën dy herë “cigan”, një gjest që dënohet për racizëm, shkruan “The Guardian”.

Tashmë portieri 26-vjeçar është dënuar me 5 javë përjashtim madje ka pranuar të shkojë në një kurs edukimi që ngjarje të tilla mos përsëriten.

Berisha pasi shënoi gol, festoi në fytyrën e Bouzanisit i cili u përgjigj me ofendime që i kushtuan shumë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...