Skitari Tahiri, i 49-ti në Super G

8 Shkurt 2017 - 15:20      

Skitari i vetëm kosovar në Botërorin e Skitarisë, Albin Tahiri të mërkurën ka marrë pjesë edhe në garën e Super Sllallomit të Madh, në St. Moritz të Zvicrës.

Në Super G, Tahiri garën e mbylli në pozitën e 49-t, me kohën e lëshimit, prej 1 minutë, 36 sekonda e 29 të qindtat, raporton KTV.

Kosova po merr pjesë për herë të parë në një kampionat botëror të skitarisë alpine, që nga pranimi në federatën ndërkombëtare FIS.

28-vjeçari Tahiri, është kosovari i vetëm në këtë garë, derisa ai do të garojë në pesë disiplina, Lëshim, sllallom, sllallom i madh, Super G dhe në kombinim.
 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...