8 Shkurt 2017 - 15:05
Rummenigge ka pohuar se ka pasur bisedime që klubi të njoftonte për pensionimin së bashku me Lahmin, por 33-vjeçari vendosi që lajmërimin ta bënte vetë.
Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, ka njoftuar se në fund të këtij sezoni do t’i jap fund karrierës së tij si futbollist.
“Bayern Munichu është i befasuar nga veprimet e Philipp Lahmit dhe këshilltarit të tij”, ka thënë Rummenigge për BBC-në. “Deri dje ne prisnim që të dilnim me një deklaratë të përbashkët me Philipp Lahmin dhe Bayern Munichun”.
“Uli Hoeness dhe unë patëm bisedime të sinqerta me Philippin lidhur me përfshirjen e tij në staf. Ne duam të bëjmë të qartë se dyert e Bayern Munichut do të mbesin të hapura për të”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...