Zidane kundërshton transferimin e De Geas te Reali

8 Shkurt 2017 - 13:09      

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane, raportohet t’i ketë thënë drejtuesve të klubit se nuk dëshiron blerjen e David de Geas nga Manchester Unitedi gjatë verës.

Gardiani spanjoll për një kohë të gjatë është cak i “Mbretërve” të cilët tentuan transferimin e tij në verën e vitit 2015, por transferimi nuk u kompletua shkaku i mos kompletimit me kohë të dokumentave.

Gjatë javëve të fundit është raportuar se “Los Blancos” po mendojnë transferimin e 26-vjeçarit gjatë verës dhe se janë të gatshëm të ofrojnë 43 milionë funte për të, por mediumet spanjolle raporton se Zidane dëshiron opsione tjera.

Madridi gjithashtu ka shprehur interesim edhe për Thibaut Courtois të Chelseat dhe Hugo Llorisin e Tottenhamit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...