Shpresat në telashe të mëdha

8 Shkurt 2017 - 09:00      

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll, më 14 shkurt do ta luajë ndeshjen e parë miqësore, pas më shumë se një viti pauzë.

Shpresat e Kosovës do të luajnë ndeshje miqësore me Dritën e Gjilanit. Por në këtë ndeshje për Kosovën nuk do të luajnë edhe futbollistët që bëjnë karrierë jashtë vendit. Do të luajnë vetëm ata që janë pjesë e ekipeve të Superligës.

Miqësorja kundër Dritës mund të jetë edhe e fundit, meqë në mars të këtij viti do të nisin garat kualifikuese për kampionatin evropian që do të mbahet në vitin 2019, në Itali dhe San Marino, shkruan sot Koha Ditore.

Ciklin kualifikues të Grupit 5, ku bëjnë pjesë Gjermania, Izraeli, Norvegjia, Irlanda dhe Azerbajxhani, do ta nisë më 25 mars.

Ndeshjen e parë do ta luajë kundër Irlandës.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...