Federata e Futbollit në Australi vendos për portierin që fyeu Berishën

8 Shkurt 2017 - 00:59      

Portieri Dean Bouzanis është dërguar direkt në komitetin për disiplinë dhe etikë në Federatën e Futbollit të Australisë, pasi kishte fyer sulmuesin shqiptar të Melbourne Victoryt, Besart Berisha.

Paneli për rishikim të ndeshjes së A-League kishte parë që portieri e kishte quajtur Berishën dy herë “cigan” në derbin e së shtunës.

Pritet suspendimi prej pesë javësh, pavarësisht se Melbourne City kishte kërkuar falje në emër të futbollistit dhe vetë 26-vjeçari kishte pranuar të shkonte në një kurs edukimi, raporton “The Guardian”, transmeton Koha.net.

Incidenti kishte ardhur pasi gjyqtarët kishin vendosur të jepnin një autogol ndaj Manny Muscat në minutën e 86-të që i solli fitoren Victorys 2 me 1. Berisha festoi në fytyrën e Bouzanisit pasi goli u dha dhe portieri u përgjigj me ofendime.

Ndërkohë, Tim Cahill është suspenduar për një ndeshje pasi shau gjyqtarin menjëherë pas kartonit të kuq në të njëjtin incident me Bouzanisin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...