Suarez i mërzitur që do të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit

7 Shkurt 2017 - 23:10      

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është shprehur i mërzitur që do t’i mungojë ekipit të tij në finalen e Kupës së Mbretit.

Uruguaiani qëlloi me bërryl Koken e Atletico Madridit në fund të gjysmëfinales së dytë dhe nga gjyqtari u ndëshkua me të kuq.

Pas takimit ai ka thënë se ndihet keq që do të mungojë në finalen e 27 majit.

“Nuk e qëllova... Jam shumë i mërzitur që do të mungoj në finale. Kartoni im i verdhë ishte për ndërhyrjen e parë që bëra... Gjyqtari nuk më tha asgjë”, ka thënë ai pas takimit, raporton “DailyMail”, transmeton Koha.net.

Barcelona u ndal 1 me 1 në gjysmëfinalen e dytë, por shkoi tutje pas fitores 2 me 1 në ndeshjen e parë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...