Barça kualifikohet me vështirësi në finalen e Kupës së Mbretit

7 Shkurt 2017 - 22:53      

Barcelona ka barazuar 1 me 1 në shtëpi me Atletico Madridin në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Mbretit, por ka arritur të kualifikohet në finale pas fitores në ndeshjen e parë.

Pos fitores 2 me 1 si mysafire në ndeshjen e parë, Barça nisi më mirë edhe takimin e dytë. Luis Suarez shënoi në fund të pjesës së parë për epërsinë prej 1 me 0 të katalonasve.

Në pjesën e dytë, Barça nisi më dobët dhe nga minuta e 57-të mbeti me një futbollist më pak pasi Sergi Roberto u ndëshkua me kartonin e kuq. Me një futbollist më pak mbeti edhe Atletico 12 minuta më vonë, pasi Carrasco u ndëshkua me të kuq.

Në minutën e 80-të Kevin Gameiro pati rastin më të mirë për të barazuar rezultatin dhe për të kthyer Atleticon në lojë, por ai humb gjuajtjen nga penaltia. Atë që s’e bëri nga penaltia, Gameiro e bëri tre minuta më vonë.

Atletico u përpoq të shënonte edhe golin e dytë, por nuk arriti një gjë të tillë.

Në fund Barça mbeti edhe pa Luis Suarezin që u ndëshkua me të kuq dhe do t’i mungojë Barcelonës në finalen e 27 majit ndaj fituesit të ndeshjes Celta Vigo – Alaves.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...