De Biasi nderohet me “Urdhrin e Yllit të Italisë”

7 Shkurt 2017 - 18:56      

Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi është vlerësuar nga Italia me “Urdhrin e Yllit të Italisë”, që iu dorëzua nga ambasadori italian në Tiranë Alberto Kutilo.

“Nuk është trajneri ai që bën golat, por De Biasi arriti para nesh, para politikës, që të çojë Shqipërinë në Paris në Europianin e futbollit, ku Shqipëria dha një demonstrim fantastik të aftësive të saj jo vetëm në futboll. Do të mjaftonte ky i fundit për të justifikuar çmimin më se të merituar”, tha ambasadori italian, raporton tch.

I emocionuar është shfaqur De Biasi në fjalën falenderuese për këtë vlerësim: “Jam i lumtur dhe i emocionuar sepse titulli kavalier nuk është i lehtë të mbahet, aq më tepër që jep përshtypjen e një të moshuari. Por, jam krenar, pasi përfaqëson një urë mes dy kombeve, që, sipas meje, janë pranë. Kemi në mes një det që na ndan, por një det që kalohet lehtësisht, kemi mentalitete që ngjasojnë dhe uroj që raportet të jenë gjithmonë bashkëpunues”.

Po kaq entuziast dhe vlerësues për trajnerin e përfaqësueses sonë është shprehur në fjalën e tij edhe kryeministri Edi Rama.

“Kur Konte la kombëtaren e Italisë, pata frikë edhe pse doja si tifoz që ai të zëvendësohej nga dikush me nivel, kisha frikë se ai dikush mund të ishte De Biasi. Më pas, gjërat shkuan sipas rrjedhës dhe unë jam i lumtur që kemi një trajner më të mirë se kombëtarja e Italisë”, u shpreh Rama.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...