7 Shkurt 2017 - 15:32
Kampioni i Premier Ligës është vetëm një pikë larg zonës së rrezikut pasi nuk ka fituar asnjë ndeshje në vitin 2017, përfshirë edhe katër humbjet e njëpasnjëshme.
Në fakt, “Dhelprat” sivjet nuk kanë shënuar asnjë gol, por Ranieri ka insistuar se lufta për mbijetesë i ka dhënë përkrahje të madhe nga bordi.
“Mendoj se [komunikata] është për mediat. I di qëndrimet e drejtorit. Ndoshta ai donte të përfundonin këto spekulime. Nuk i kërkova ta bënin atë – e dija se çfarë mendonte drejtori’, ka thënë Ranieri në konferencën për media.
“E kuptoj futbollin. Ju duhet të bëni punën tuaj dhe unë duhet ta bëjë punën time. Kur ju fitoni tri ndeshje jeni ‘Zot’, kur ju humbni nuk jeni i tillë. Kjo nuk është krizë. Kur nuk fitoni humbni besimin, është gjë normale”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...