Shaqiri, i gatshëm për ndeshjen kundër Crystal Palacet

7 Shkurt 2017 - 10:37      

Mesfushori kosovar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Crystal Palacet.

Shaqiri 25-vjeçar i mungoi Stoke Cityt në dy ndeshjet e fundit në Premier League për shkak të problemeve me muskuj.

“Stoke City do të jetë më i kompletuar për ndeshjen kundër Crystal Palace, pasi në stërvitjeje janë kthyer Glen Johnson e Xherdan Shaqiri. Shaqiri vuajti nga problemet me muskuj”, njofton "The Sun".

Reprezentuesi i Zvicrës gjatë këtij edicioni për shkak të problemeve me muskuj dhe lëndime të tjera ka munguar disa herë. Ka luajtur 14 ndeshje me fanellën e Stoke Cityt dhe ka shënuar tre gola.

Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2020. Te Stoke City u transferua në verën e vitit 2015 nga Interi. Karrierë ka bërë edhe te Bayern Muencheni e Baseli.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...