7 Shkurt 2017 - 09:23
Zyrtarët e klubit nga Suhareka kanë bërë gati kërkesën për të qenë pjesë e BIBL-it, garë në të cilën nuk do të paraqitet Sigal Prishtina. Kampionia e dyfishtë e BIBL-it (2014/15, 2015/16), Sigal Prishtina, ka vendosur të mos jetë pjesë e kësaj gare, me arsyetimin se do të fokusohet për pjesëmarrje më të mirë në FIBA Europe Cup apo edhe për Ligën e Kampionëve.
Skuadra e Yllit është optimiste se edicionin tjetër do të jetë pjesë e kësaj lige dhe premton të krijojë ekip edhe më cilësor. Ylli ka tre vjet që është rikthyer në Superligën e Kosovës. Prej se është kthyer në elitë, vazhdimisht ka pasur në ekip lojtarë të huaj.
Këtë edicion, Ylli zë vendin e pestë në tabelë me 25 pikë të mbledhura në 17 ndeshje të zhvilluara. Drejtuesit e Yllit paralajmërojnë ekip edhe më të fortë për edicionin e ardhshëm, pasi synojnë të kenë paraqitje dinjitoze në BIBL si dhe të jenë konkurrentë të fortë në elitën e basketbollit kosovar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...