6 Shkurt 2017 - 15:05
Nuk kanë të ndalur rezultatet negative për Liverpoolin. Në vitin 2017 “The Reds” ende nuk e kanë shijuar fitoren, ndërsa në këtë fundjavë ata janë mposhtur nga Hull City dhe tani rrezikojnë seriozisht plasmanin në Ligën e Kampionëve.
I zhgënjyer me ecurinë e skuadrës së tij është edhe trajneri Jurgen Klopp, i cili nuk heziton të marrë përgjegjësinë për formën e dobët.
“Ndihem 100 për qind fajtor për disfatat e fundit, më shumë sesa që i gëzohem fitoreve. Gjatë tërë jetës kam qenë i tillë. Nuk ka rëndësi nëse vuaj ose ndihem keq për veten”, ka thënë Klopp.
“Çdo mëngjes mendoj vetëm për të gjetur një zgjidhje. Jam shumë i bindur se do ta gjejmë një dhe do të dalim nga kjo situatë”.
Liverpooli gjatë kësaj periudhe është eliminuar edhe nga dy kupat e Anglisë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...