Aguero i pakënaqur, mund të largohet nga City

6 Shkurt 2017 - 14:32      

Sulmuesi argjentinas ka humbur vendin në formacionin e Manchester Cityt.

Ndonëse konsiderohet si një prej sulmuesve më të mirë në botë, Sergio Aguero nuk ka vend në formacionin e parë të Pep Guardiolas.

Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi te sulmues argjentinas. Duke e parë situatën në të cilën po kalon 28-vjeçari kanë nisur ofertat në adresë të tij. Interi është skuadra që kërkon të ketë në dispozicion shërbimet e sulmuesit dhe gjatë afatit kalimtar të verës drejtuesit e klubit zikaltër do të nisin bisedimet me menaxherin e lojtarit.

Në një intervistë, vetë Aguero deklaroi se momentalisht është i fokusuar te skuadra e tij por, për sezonin e ardhshëm, ai nuk jep garanci nëse do të jetë pjesë e Citizens.

“Mungojnë edhe tre muaj nga fundit i sezonit. Momentalisht fokusi im është të japë kontributin tim për ekipin, më pas do të shoh se çfarë do të vendos për të ardhmen time. Personalisht dua të vazhdoj të luftoj për një vend titullari”, ka thënë ai.

Për Agueron tash e sa kohë interesohet edhe Real Madridi. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...