Bashkëshortja e Memushajt humb dy fëmijë

6 Shkurt 2017 - 13:57      

Sipas mediave italiane, mesfushori i Pescaras Ledian Memushaj ishte bërë gati për të hyrë në fushë dhe për të luajtur kundër Lazios kur ka marrë një lajm të rëndë.

Mësohet se gruaja e tij që ishte shtatzënë dhe priste binjakë, i ka humbur të dy fëmijët. Pasi ka marrë lajmin e rëndë, Memushaj ka kërkuar që të largohet nga klubi dhe është nisur tek bashkëshortja, për t’i qëndruar pranë asaj dhe familjes.

Mediat italiane shkruajnë se dy fëmijët do të lindnin brenda pak muajsh, ndërsa klubi i Pescaras nuk ka dashur që ta bëjë publike këtë ngjarje, për të mos ngarkuar më shumë emocionalisht kapitenin e skuadrës dhe për të mos e rënduar gjendjen e tij. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...