Westbrook i sjell fitoren Thuder

6 Shkurt 2017 - 12:17      

Ylli i Oklahoma City Thunder shkëlqen edhe njëherë me radhë.

Një super Russell Westbrook, që me 42 pikë udhëhoqi Oklahoma City Thunder drejt fitores 109:105 ndaj Portland Trail Blazers.

Ylli i Thunder realizoi 19 pikë vetëm gjatë periudhës së katërt e cila ishte vendimtare në suksesin e skuadrës së tij. Kjo është hera e tetë që Westbrook e kalon kuotën e 40 pikëve brenda nj ndeshjeje në këtë sezon të NBA. 29 pikët e Damian Lillard ishin shumë pak për të ndalur vrullin e Westbrook, me Thunder që kërcënojnë Memphis Grizzlies për vendin e gjashtë të Konferencës së Perëndimit.

Një ndeshje me plot emocione në TD Garden të Bostonit, ku tifozët e Celtics duartrokitën Paul Pierce, i cili zhvilloi ndeshjen e fundit si kundërshtar në këtë arenë. 39-vjeçari që ka luajtur për plot 15 sezone me Bostonin, do t’i japë fund karrierës në përfundim të stinorit.

Celtics triumfuan 107:102 ndaj Los Angeles Clippers, me Isaiah Thomas që shkëlqeu me 28 pikë dhe 8 asistime. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...