Në Rahovec investohen rreth 1.3 milion euro në projekte infrastrukturore sportive

6 Shkurt 2017 - 11:31      

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot tri memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Rahovecit. Këto tri projekte arrijnë vlerën e gati 1.3 milion euro, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Memorandumet kanë për qëllim mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Ndërtimi i Palestrës së Sportit në Krushë të Madhe” në vlerë prej 800 mijë euro i cili do të realizohet gjatë vitit 2017-2019, për realizimin e projektit “Rregullimi i Stadiumit të Futbollit në Ratkoc” në vlerë prej 320 mijë euro që do të përfundojë deri në vitin 2019 në tri faza dhe “Renovimi i stadiumit të futbollit në Rahovec” në vlerë prej 150 mijë euro, i cili parashihet të realizohen këtë vit.

Kujtim Shala, tha se kjo përkrahje financiare për realizimin e projekteve të ndryshme kapitale bëhet me qëllim të përmbushjes së politikave të planifikuara të Qeverisë, në fushën e sportit.

Investimet e MKRS-së në infrastrukturë kanë për synim krijimin dhe përmirësimin e kushteve për të rinj dhe sportistë. Projektet që u nënshkruan sot, do të shërbejnë në të mirë të qytetarëve të Rahovecit me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe plotësimit të kushteve për realizimin e aktiviteteve sportive, u shpreh ministri.

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, theksoi se ndjehet i kënaqur që këto projekte në përkrahje të sportit në komunën e Rahovecit, u nënshkruan sot. Ai shprehu falënderimin për Ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për Rahovecin. Këto projekte janë jashtëzakonisht të dobishme për banorët e sportistët e Rahovecit. Ata do të kenë hapësirat e nevojshme moderne për të kryer aktivitetet dhe për të garuar. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...