Kane refuzon të tregojë dobësitë e veta

6 Shkurt 2017 - 11:25      

Është e vështirë të gjenden xhirime të golit të parë në ligë të shënuar nga Harry Kane. Një raport i “BBC” nga fitorja 4:0 e Leyton Orientit ndaj Sheffield Wednesdayt në janar të vitit 2011 e ka përshkruar si një realizim të bukur, kështu që së paku e dimë se ai ka nisur ashtu siç është shkruar të ketë një karrierë.

Kane e ka ende të freskët kujtimin e atij goli, shkruan Daily Mail, transmeton “Koha Ditore”.

“Ishte një gjuajtje e lirë e gjatë. Unë isha në shtyllën e dytë, topi kaloi të gjithë dhe erdhi para meje dhe realizova duke goditur rrjetën e sipërme. Nuk do ta harroj atë gol”, thotë Kane.

Që nga ajo ditë në huazim te Leyton Orienti, Kane ka shënuar 76 gola tjerë në ligë, 60 prej tyre në dy vitet e gjysmë mbresëlënëse te Tottenhami në Premier League.

Kane tash është sulmuesi më i shquar në Angli. Derisa Wayne Rooney ka arritur një moshë dhe Jamie Vardy është kthyer në hije, Kane është numri 10 i Tottenhamit dhe për të ardhmen duket se është numri 9 i Anglisë.

Por, sa e lehtë është? A është e lehtë të realizosh duke goditur rrjetën e sipërme?

“Është instinkt, vjen natyrshëm. Kur topi bie tek unë, trupi im merr drejtimin dhe mendja ime është bosh. Nuk mund të them se çfarë ka në kokën time në atë moment, pasi nuk ka asgjë, vetëm përqendrim. Më pas goli është kënaqësi e vërtetë. Por, si ndodh? Nuk e dimë vërtet...”, shpjegon Kane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...