6 Shkurt 2017 - 10:50
Lojtarët e Milanit janë përcjellë me fishkëllima nga stadiumi “San Siro” pas humbjes 1:0 nga Sampdoria, që ka bërë që “rossonerët” të bien në pozitën e tetë në renditje pas 23 xhirove dhe rrezikojnë seriozisht të mbesin jashtë kupave të Evropës stinorin e ardhshëm.
“A është krizë? Vetëm sa u përket rezultateve, por jo në mënyrën se si po luajmë. Unë kam parë një skuadër që ka luajtur sot një ndeshje shumë të mirë. Nuk patëm fare fat dhe duhet të jemi më të saktë në konkretizim, por nuk mund të qortoj lojtarët pasi kanë krijuar shumë raste”, ka thënë Montella, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.
Kauzës së Montellas nuk i kanë ndihmuar problemet me lëndime që të dielën e lanë pa mesfushorin Giacomo Bonaventura, ndërsa u detyrua që mesfushorin defensiv Juraj Kucka ta aktivizojë si mbrojtës të djathtë dhe qendërmbrojtësin Alessio Romagnoli si mbrojtës të majtë.
Kampioni i shtatëfishtë i Evropës në futboll, Milani, është prekur nga dështimet me transferime të lojtarëve, ndërsa edhe ka ndërruar disa trajnerë në vitet e fundit. Milani ka dështuar të përfundojë në Top 6 në Serie A që nga viti 2013... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...