Kullashi siguron të ardhmen te City

6 Shkurt 2017 - 10:22      

Loreta Kullashi vazhdon të vlerësohet prej futbollisteve më të talentuara në Suedi. Me 17 vjet ajo ka luajtur për U-20 të Suedisë në kampionat botëror, në nëntor të vitit të kaluar.

Kullashi së fundi ka kaluar disa ditë te klubi i madh anglez Manchester City dhe me shumë gjasa në të ardhmen do t'i bashkohet ekipit të femrave të Cityt, shkruan sot “Koha Ditore”. Ajo edhe për një periudhë do të vazhdojë të luajë në Suedi, te klubi AIK.

Do të qëndrojë në Suedi për të përfunduar shkollën e mesme para se të koncentrohet në karrierën në futboll.

Te Manchester City aktualisht është futbollistja Kosovare Asllani, që është reprezentuese e Suedisë. Kosovarja është futbollistja më e mirë shqiptare e momentit. Së shpejti ajo mund të ketë bashkëlojtare Loretën, vajzën me prejardhje nga Peja, e lindur në Helsinki të Finlandës.

Loreta, që jeton në Stokholm, luan si sulmuese... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...