6 Shkurt 2017 - 09:49
Dy gola për skuadrën e 89-shit i shënoi Fiton Hajdari, kurse një kapiteni Shpëtim Idrizi. Ekipi mitrovicas ndeshjen e parë të zhvilluar ditë më parë në Antalya ku edhe po përgatitet, e fitoi me rezultatin 2:1 ndaj skuadrës elitare të Maqedonisë, Rabotniçki, shkruan sot “Koha Ditore”. Dy golat i shënoi Florent Hasani.
Pos skuadrës mitrovicase në Turqi janë duke u përgatitur për stinorin pranveror të Vala Superligës së Kosovës në futboll edhe Ferronikeli dhe Prishtina. Ferronikeli është kampion në fuqi, ndërsa Prishtina fituese e Kupës.
Të dielën, Prishtina fitoi 1:0 ndaj skuadrës ukrainase Desna Chernihiv, me golin e shënuar nga Liridon Kukaj. Edhe Ferronikeli luajti të dielën. Barazoi me Pelisterin e Maqedonisë me rezultatin 1:1. Nikli të shtunën mposhti ekipin U-21 të klubit rus Anzhi, me rezultatin 3:1. E ka një humbje nga Montana bullgare me rezultatin 2:0... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...