Trepça trimërohet para betejës për trofeun e parë të edicionit

6 Shkurt 2017 - 09:24      

Pasi të martën kishte siguruar vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, Trepça të shtunën e mposhti Pejën për të rritur optimizmin para turneut final të Kupës që pritet të zhvillohet në Mitrovicë prej 17 deri më 19 shkurt.

Në gjysmëfinale të Kupës “xehetarët” janë kualifikuar me fitore ndaj Rahovecit, ndërsa Pejën të shtunën në “Minatori” e mposhtën në derbin e javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll, me shifrat 83:65, shkruan sot “Koha Ditore”. Për Trepçën ishte vetëm fitorja e dytë ndaj skuadrave të katërshes së madhe. Para një jave ishte mposhtur edhe nga Ylli në Suharekë.

Trajneri grek i Trepçës, Dimitris Papadopoulos, ka vlerësuar paraqitjen ndaj Pejës. Peja në fakt luajti pa tre lojtarë startues. LaMarcus Reed është larguar nga skuadra në drejtim të Rumanisë, Austin Tillotson ishte i lënduar ndërsa Alban Veseli mungoi në këtë ndeshje.

Gazeta ka mësuar se ai mungoi pasi klubi ia ka vonuar pagën e dhjetorit për më shumë se një muaj. Për Pejën ishte humbja e tretë rresht... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...