6 Shkurt 2017 - 09:07
Nora vendin e tretë e zuri në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa Distria në atë deri 52 kilogramë, shkruan sot “Koha Ditore”. Në Sofje nuk garoi kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, ndërsa Fjolla Kelmendi (48 kg) dhe Loriana Kuka (70 kg) humbën luftërat e para.
Nora, Distria e Fjolla garuan të shtunën, ndërsa Loriana të dielën. Për të ishte gara e parë për Kosovën. Atë e mposhti japonezja Yukiko Uno. Japonezja tjetër, Mai Umekita, e mposhti Fjolla Kelmendin.
Nora Gjakova ishte bartëse e parë në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo e fitoi luftën e parë ndaj një izraeliteje, ndërsa më pas u mposht nga francezja Sarah Harachi. Gjakova më pas përmes repesazhit arriti dy fitore dhe fitoi medaljen e bronztë. Nora është duke u kthyer pas një operimi në gju... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...