Pranimi i 51 golave, realitet i hendbollit kosovar

6 Shkurt 2017 - 08:37      

Gati për çdo minutë të luajtur, hendbollistet e Shqiponjës së Gjakovës e kanë pranuar nga një gol. Në fund pësuan një prej humbjeve më të thella të skuadrave kosovare të hendbollit në gara evropiane.

Shqiponja të shtunën mbrëma në Ostrava të Çekisë pësoi me shifrat 51:18 nga Sokol Poruba, shkruan sot “Koha Ditore”. Pra për 60 minuta lojë, Sokoli shënoi në portën e Shqiponjës plot 51 herë, shifër që shumë rrallë shihet në hendbollin modern, sidomos në raunde të avancuara të garave ndërkombëtare.

Ndeshja e luajtur në Ostrava ishte e para e një së tetës së finales së Challenge Cup, nivelit të tretë të garave evropiane për klube. Ndeshja e kthimit luhet në Gjakovë të shtunën, por Shqiponja tashmë është pa gjasa që të kalojë tutje. Prioritet për Shqiponjën do të jetë të mos turpërohet edhe në shtëpi.

Shqiponja për të dytin edicion po paraqitet në gara evropiane, ndërsa klubet kosovare pjesë e garave të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) janë që nga edicioni 2005-06. Shqiponja edicionin e kaluar ia doli të eliminonte Pelisterin maqedonas nga raundi i tretë i Challenge Cup... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...