Unitedi i kthehet fitoreve

5 Shkurt 2017 - 18:49      

Pas tri barazimeve të njëpasnjëshme në Premier Ligë, Manchester Unitedi i është kthyer fitoreve.

“Djajtë e Kuq” mposhtën 3 me 0 si mysafirë kampionin Leicester duke e thelluar krizën e befasisë së vitit të shkuar.

Henrikh Mkhitaryan hapi serinë e golave në minutën e 42-të, dy minuta para se Zlatan Ibrahimoviq të dyfishonte epërsinë për ekipin e Jose Mourinhos.

Në pjesën e dytë Juan Mata shënoi për fitoren bindëse të mysafirëve që i afrohen ekipeve në top-katërshe.

Unitedi tani ka 45 pikë në pozitën e gjashtë në tabelë, një më pak se Liverpooli që është i pesti e dy më pak se Arsenali që mbyll top-katërshen. 59 pikë ka lideri i tabelës Chelsea.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...