Transferimi i ri shpëton Cityn

5 Shkurt 2017 - 16:24      

Transferimi i ri i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, ka shpëtuar ekipin e tij në përballje me Swansean në xhiron e 24-të të Premier Ligës.

“Qytetarët” fituan 2 me 1 me dy gola të Jesusit, njëra nga to që erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.

Ai hapi serinë e golave në minutën e 11-të, ndërsa Sigurdsson barazoi gjithçka në minutën e 81-të, ndërsa Jesus shënoi në minutat shtesë për 2 me 1.

City tani del në pozitën e tretë duke kaluar Arsenalin. Ekipi i Pep Guardiolës tani ka 49 pikë, një më pak se Tottenhami që është i dyti e dhjetë më pak se Chelsea që prinë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...