Vujoviq: Kosovën e kemi humbur, një ditë do të luajmë kundër tyre

5 Shkurt 2017 - 14:12      

Trajneri i famshëm malazez i hendbollit, Veselin Vujoviq, ka bërë një deklaratë e cila nuk vjen shpesh nga fqinji i Kosovës, Serbia.

Në një bisedë për “Vecernje novosti”, Vujoviq ka folur për gjendjen në sportin në vend, për politikë por edhe për marrëdhëniet me fqinjët, posaçërisht për Kosovën.

Ndonëse raportet mes Kosovës dhe Serbisë në këtë kohë nuk janë aspak të lakmueshme, hendbollisti malazez 56 vjeç thotë se nuk duhet përzier politikën në sport.

“Qysh prej se u është pranuar liga e hendbollit [Kosovës], kam dashur ta sfidoj me një ekip serb. Kam thënë: ‘Ma jepni një ekip në Mitrovicë, që të fitoj në Kosovë’. Edhe sot është njëjtë. Lërini të merren me sport. Do të vijë dita kur do të duhet të luhet ndonjë ndeshje Serbi – Kosovë. Nuk e di a do ta pres ditën kur kjo do të ndodh pa gjak e budallallëqe, jam i moshuar. Por, për hir të këtyre të rinjve – dilni, mposhti, tregojuni se jeni më të mirë dhe jeta le të vazhdojë. Edhe përkundër të gjitha përpjekjeve, Kosovën e kemi humbur. Kosova nuk mbrohet nga Serbia, por nga atje. Nuk do të ketë më kurrë referendum të ri, dhe kështu duhet pranuar gjërat siç janë”, u shpreh trajneri i famshëm malazez i hendbollit, Veselin Vujoviq, transmeton Koha.net.

Ai ka folur edhe për tenistin serb, Novak Gjokoviq, duke thënë se ai është “ambasador më i mirë se [Aleksandër] Vuçiqi”.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...