Rrugëtimi i njohjes së futbollit në Afganistan

5 Shkurt 2017 - 09:30      

Në botën e futbollit që kryesisht dominohet nga qëndrimi për fitore me çdo kusht, duhet kujtuar se për disa vetëm pjesëmarrja thjesht është e barabartë me fitoren.

Klubi i futbollit Shaheen Asmayee, me bazë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, tashmë ka shkruar historinë, përcjell Koha Ditore. Është bërë ekipi i parë afgan që është paraqitur në një garë të klubeve në ombrellën e Konfederatës së Futbollit të Azisë.

Formati i ri i kategorisë së dytë të "AFC Cup" tashmë fazën e grupeve e ka ndarë në pesë regjione, duke iu dhënë mundësinë më shumë skuadrave për pjesëmarrje.

Ndeshjen e parë në kuadër të fazës preliminare Shaheen e ka humbur me rezultatin e ngushtë 1:0 nga FC Hosilot i Taxhikistanit. Shaheen është kampion për vitin 2016 në Premier Leaguen e Afganistanit dhe një prej ekipeve me rangimin më të ulët në këtë turne... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...