Goli që ka shënuar golin historik

5 Shkurt 2017 - 09:11      

Fadil Goli do të mbahet në mend si autor i golit të parë të shënuar nga Përfaqësuesja e Kosovës në futsall në gara zyrtare.

Por, po kaq, apo edhe më shumë, do të mbahet në mend për mbiemrin e tij karakteristik. Mbiemri i tij është Goli dhe shumëkush mendon se ajo është nofkë e tij për shkak të golave dhe lojës që merret, shkruan sot Koha Ditore.

Ai shënoi dy gola, duke përfshirë të parin, në fitoren e parë të Kosovës në fazën paraeliminatore të Evropianit 2018, të martën, kundër Norvegjisë 5:1. Shënoi një gol edhe të mërkurën në fitoren ndaj Qipros 3:1, duke vërtetuar se "është i lindur për gola".

"Shumë njerëz nuk më besojnë që ky është mbiemri im i vërtetë. Mendojnë që është nofka ime", thotë buzagaz Goli.

Megjithatë, Goli thotë se nuk është lojtar tipik që shënon gola... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...