Napoli shkatërron Bolognan, merr vendin e dytë [video]

4 Shkurt 2017 - 22:38      

Napoli ka qenë në një formë të shkëlqyer sonte në përballjen ndaj Bolognas, të cilën e mposhti me rezultat 1-7, raporton Koha.net.

Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë përmes Hamsikut dhe Insignes, që realizuan në minuat 4 dhe 6.

Në minutën e 26 Bologna pati mundësinë që të zvogëlojë epërsinë e Napolit, por nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë sulmuesi italian Destro.

Në këtë minutë Napoli mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Callejon u ndëshkua me të kuq.

Por, epërsia e një lojtari më tepër në fushë nuk zgjati shumë për Bolognan, pasi në minutën e 32 Masina u ndëshkua me të kuq. Dhe një minutë më vonë Napoli shënoi për 3 me 0 përmes Mertensit.

Torosidis në minutën e 36 arriti të shënojë golin e nderit për Bolognan. Ndërsa Napoli shënoi edhe njëherë dy minuta para përfundimit të pjesës së parë përmes Mertensit.

Në pjesën e dytë Hamsik kompletoi hetrikun e tij të parë në karrierë duke shënuar në minutat 70 dhe 74. Dhe një gjë të tillë e bëri edhe Mertens me golin e shënuar në minutën e 90.

Me këtë fitore Napoli kalon Romën për një pikë, dhe mban vendin e dytë me 48 pikë.

Më poshtë mund të shikoni dy golat e bukur nga Mertens e Hamsik.


Mertens Amazing Kick Off Goal - Bologna vs... by bamixos
Marek Hamsik Hattrick Goal HD - Bologna 1-6... by LiveGoalsTV

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...