Cassano: Transferimi në Real, gabimi më i madh në jetë

4 Shkurt 2017 - 21:53      

Largimi nga Roma për t’u transferuar te gjiganti spanjoll Real Madrid siç duket është një nga gjërat që më së shumti është penduar italiani Antonio Cassano.

Tashmë pa ekip, italiani ishte një hero te Roma për disa vite para se të largohej drejt “Santiago Bernabeut” më 2006, ku dështoi, transmeton Koha.net.

“Gabimi më i madh i imi është një vit e gjysmë që pata te Real Madridi, sepse bëra gjithçka, madje edhe më tepër që të shkatërroj atë. Ky është pendimi im më i madh. Në atë koha më pëlqente të mos kisha rregulla dhe doja të shkoja në shtëpi, sepse nëna ime nuk ishte e lumtur në Madrid”, është shprehur Cassano për Corriere dello Sport.

Ai më tutje tregon se Totti e kishte këshilluar që të qëndronte me të te Roma, me të cilin kishin formuar një partneritet të frikshëm në Itali.

“Nëse do të dëgjoja vetëm 10 për qind të këshillave pozitive të Tottit, do të kisha një karrierë krejtësisht tjetër. Unë po diskutoja rreth rinovimit dhe Totti më kishte thënë ‘mbaje në mend, është më mirë të fitosh më pak para por të jesh i lumtur, se sa të shkosh diku tjetër e të mosh jesh 100 për qind i sigurt’. Shkova në Madrid dhe pas një vit e gjysmë u largova. Isha joshur nga oferta e tyre. Nëse do ta dëgjoja Tottin, ndoshta do të qëndroja te Roma për 10-15 vjet me të. Kjo ishte këshilla e tij, dhe duhej ta dëgjoja”, është shprehur ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...