4 Shkurt 2017 - 12:41
Për dallim nga Besa Famiglia, Kastrioti dhe Prishtina, klubi gjakovar i hendbollisteve e ka kaluar një raund në "Challenge Cup", që është niveli i tretë i garave evropiane. Falë një goli më shumë të shënuar në udhëtim, Shqiponja në raundin e tretë të "Challenge Cup" e eliminoi Maccabi Arazim Ramat Gan të Izraelit. Tani në raundin e katërt, përkatësisht në një të tetën e finales do të përballet me skuadrën çeke Sokol Poruba.
Shqiponja edhe edicionin e kaluar, që ishte debutues për të, kaloi raundin e tretë, duke eliminuar Pelisterin e Maqedonisë. Por më pas pësoi dy humbje të thella nga Gran Canaria e Spanjës. Me paraqitjen në këto dy edicione, Shqiponja është prej skuadrave më të suksesshme kosovare në gara evropiane në hendboll.
Por te Shqiponja shpresojnë të bëjnë edhe një hap tutje.
Ndeshja e parë me Sokol Poruba do të zhvillohet të shtunën (sot) nga ora 18:00 në Ostrava të Çekisë. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 11 shkurt në Gjakovë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...