Xhudistet para testit të rëndësishëm

4 Shkurt 2017 - 10:09      

Gara "European Judo Open" që mbahet këtë fundjavë në Sofje të Bullgarisë nuk vlerësohet prej garave më të mëdha të xhudos. Por për xhudistet kosovare që do të paraqiten në Sofje, gara që mbahet në kryeqendrën bullgare vlerësohet me peshë të madhe.

Është gara e parë ndërkombëtare për xhudistet e Kosovës në këtë vit. Kosovën në Sofje do ta përfaqësojnë Nora Gjakova (57 kg), Distria Krasniqi (52 kg), Fjolla Kelmendi (48 kg) dhe Loriana Kuka (70 kg).

Për Nora Gjakovën është gara e parë individuale pas lëndimit. Për Loriana Kukën është gara e parë për Kosovën dhe gara e parë serioze në nivelin senior. Për Fjolla Kelmendin po ashtu është gara më e fortë në karrierë, ndërsa Distria përballë do të ketë rivale të nivelit të lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Nora, Distria e Fjolla do të garojnë të shtunën, ndërsa Loriana të dielën. Ajo është mbesa e trajnerit Driton Kuka dhe deri në fund të vitit të kaluar ka garuar për Zvicrën. Nga gara në Sofje do të pushojë kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...