4 Shkurt 2017 - 08:37
Kjo mbetet fitorja më e thellë e Përfaqësueses, ndonëse ajo nuk njihet nga FIFA. Tash Kosova është pranuar në UEFA e FIFA dhe po merr pjesë në gara zyrtare. Para pak muajsh regjistroi humbjen më të thellë, 6:0 nga Kroacia, dhe vetëm pas kësaj ndeshjeje ka mundur të kuptonte se si ishte ndier Monako një dekadë më herët.
Më shumë se që ka pësuar në humbjen më të thellë, Kosova ka shënuar në fitoren më të thellë të saj. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar 6:0 nga Kroacia më 6 tetor të vitit të kaluar, në kuadër të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018". Kjo njihet si humbja më e thellë e Kosovës.
Por plot shtatë gola ka shënuar Kosova në fitoren më të thellë të saj. Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur Kosova fitoi 7:1 ndaj Monakos. Nuk bëhet fjalë për klubin e madh francez me këtë emër, por për Përfaqësuesen e Monakos në futboll. Përfaqësuesja e Monakos është dukshëm më e dobët se skuadra e Monakos.
Përfaqësuesja e Monakos dhe Kosova janë takuar më 22 prill të vitit 2006 në Cap d'Ail të Francës. Kosova fitoi bindshëm në ndeshjen miqësore. Ishte koha kur për Përfaqësuesen e Kosovës nuk kishte rëndësi se me kë luante apo ku luhej. Me rëndësi ishte që Kosova të zhvillonte miqësore, të mbante një vazhdimësi për aq sa mund të mbahej ai.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...