Foto: Reuters

Mustafi: Lojtarët nuk e fajësojnë Wengerin

3 Shkurt 2017 - 23:49      

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ka thënë se lojtarët nuk e fajësojnë trajnerin e tyre Arsene Wenger për paraqitjet e dobëta, por së pari fajësojnë vetveten.

Arsenali u befasua në shtëpi nga Watfordi duke humbur me rezultat 1 me 2, ndërsa nesër do të ketë një punë të vështirë në udhëtim te lideri aktual i Premier Ligës, dhe rivalin lokal, Chelsea, transmeton Koha.net.

“Lojtarët janë në fushë, ne fajësojmë veten para se ta fajësojmë menaxherin. Personalisht mendoj se gjëja e parë që duhet të bësh është të fajësosh veten, dhe më e rëndësishmja është të shohësh se çfarë ke bërë gabim në lojë. Dhe më pas mund të fajësosh të tjerët. Duhet të marrim këtë përgjegjësi dhe më pas të përgjigjemi”, është shprehur Mustafi për Sky Sports.

Mustafi e cilëson takimin e nesërm ndaj Chelseat si mjaft të vështirë, por që ekipi të japë më të mirën.

“Ne duhet të rikthehemi, është një ndeshje e madhe ndaj Chelseat, por do të provojmë të jemi aty që nga minuta e parë deri tek e fundit. Duhet të jemi vërtet të fokusuar që nga fillimi sepse ata kanë një ekip shumë të mirë, kanë bërë paraqitje të mira, dhe kanë plan e identitet se si duan të luajnë. Do të jetë vështirë, por është një mundësi për t’i bërë gjërat për së mbari”, është shprehur Mustafi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...