Foto: Reuters

Guardiola: Kemi shumë nevojë për Agueron

3 Shkurt 2017 - 20:51      

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola insiston se ekipi ka shumë nevojë për sulmuesin Sergio Aguero, por ka theksuar se edhe Gabriel Jesus tani është i rëndësishëm.

Jesus ka bërë një ndikim të menjëhershëm në lojën e Cityt pas transferimit në afatin kalimtar të janarit, dhe 19 vjeçari ishte titullar në ndeshjen ndaj West Hamit, duke lënë në bankinë Agueron.

Aguero ka shënuar 18 gola në 25 paraqitje në këtë sezon, por ka munguar në shtatë ndeshje për shkak të suspendimeve, transmeton Koha.net.

“Klubet e mëdha kanë nevojë për shumë sulmues. Sergio mbetet njëri ndër më të rëndësishmit në skuadrën tonë. Pa të nuk është e mundur. Ai luajti në të gjitha ndeshjet përveç njërës ndaj Barcelonës për shkak të vendimit taktik, dhe një tjetër pasi ishte rikthyer nga Argjentina ndaj Evertonit. Por, në ndeshjet e tjera ai gjithmonë ka luajtur kur nuk ka qenë i suspenduar”, është shprehur Guardiola për Sky Sports 1.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...