3 Shkurt 2017 - 19:46
Skuadra e Sigal Prishtinës ka vendosur që prej edicionit të ardhshëm mos të jetë pjesë e BIBL-it. Ky është vendimi i Bordit të klubit bardhekaltër, të cilin e kanë bërë të ditur për Kohën Ditore burimet brenda tij.
Sigal Prishtina këtë edicion u paraqitë për vitin e katërt rresht në BIBL, garë që u eliminua në fazën e parë të grupeve.
Prishtina e ka fituar dy herë rresht titullin e kampionit (2014/15, 2015/16) dhe është ndër skuadrat më të suksesshme të kësaj lige, përcjell Koha.net. Prishtina për herë të parë u inkuadrua në këtë ligë rajonale në edicionin 2013/14 dhe në debutim organizoi garat e “Final Four-it” duke përfunduar vetë në pozitën e katërt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...