Ronaldo sportisti më i paguar në botë

3 Shkurt 2017 - 19:29      

Revista e famshme Forbes ka publikuar listën e sportistëve me më së shumti fitme në botë dhe kësaj liste i prin ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ai vitin 2016 e ka mbyllur me 70.6 milionë funte fitime. Kjo është hera e parë që Ronaldo mban pozitën e parë, derisa fitimet prej vitit 2015 i janë rritur për 6.6 milionë funte.

Rivali i Ronaldos, Leo Messi, është në pozitën e dytë me 65 milionë funte fitime dhe përcillet nga LeBron James me 61.9 milionë funte.

Tenisti Roger Federer është në pozitën e katërt me 54.4 milionë, ndërsa Kevin Durant mbyll top-pesëshen me 45.1 milionë funte.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...