Foto: Reuters

Conte dëshiron revansh ndaj Arsenalit

3 Shkurt 2017 - 18:06      

Që nga humbja prej 3-0 nga Arsenali, Chelsea ka arritur një seri fitoresh dhe tani është lider i Premier Ligës, por Antonio Conte kërkon revansh në përballjen e nesërme ndaj rivalit lokal.

Nesër Chelsea e pret Arsenalin në “Stamford Bridge”, që do të jetë ndeshje mjaft e rëndësishme në luftën për titull të ligës, transmeton Koha.net.

“Duket shumë kohë më parë, por është e rëndësishme të kujtojmë humbjen nga Arsenali. Ishte një humbje e rëndë. Në mendjen time është në të tashmen, gjithmonë prezent, shpresoj që të jetë edhe në mendjen e lojtarëve. Shumë gjëra kanë ndryshuar, por sigurisht se jemi një ekip, dhe duam të bëjmë një ndeshje të mirë”, është shprehur Conte, raporton Goal.

Ai më tutje thotë se ekipi duhet të jetë shumë i vëmendshëm nesër.

“Kemi nëntë pikë më shumë se Arsenali, por nëse humbim do të jenë gjashtë. Duhet të jemi të vëmendshëm. Nëse fitojmë nesër do të jetë një avantazh i mirë. Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Arsenali tashmë na ka mposhtur dhe ka aftësinë ta bëjë përsëri. Duhet të jemi të fokusuar, të koncentruar dhe me dëshirë për të luftuar, dhe të fitojmë. Më pëlqen t’iu përsëris lojtarëve të mi, që duhet të shikojmë veten më shumë, se sa të tjerët”, është shprehur trajneri italian.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...